
Edon Zhegrova ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit me Baselin.
Futbollisti kosovoar Edon Zhegrova dje u bë protagonist kryesor te skuadra e Baselit.
Ai realizoi një supergol në ndeshjen ndaj Zhurich e cila përfundoi 4-0 për Baselin.
Në fakt Zhegrova hyri në minutën e 73’të, pas vetëm shtatë minutave lojë, ylli kosovar arriti të realizojë një gol fenomenal, për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij.
Pas ndeshjes mediat zvicerane kanë thurur elozhe për yllin e Kosovës, duke shtuar se te rasti i golit, ai është tallur me dy mbrojtësit e Zurich.
“Zhegrova luan me mbrojtësit e FCZ Katz dhe Mouse”.