Shënoi golin e fitorës, Adnan Januzaj merr lajmin e madh

09:06 | 03 Mars 2020

Adnan Januzaj ishte heroi i Real Sociedadit në ndeshjen e javës së 26-të të La Ligas.

Në ndeshjen e fundjavës që lamë pas, Januzaj shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 të Real Sociedadit kundër Real Valladolidit.

Përveç golit, sulmuesi nga Istogu bëri një paraqitje të mirë në sulm.

Pas kësaj, Januzaj ka marrë një lajm të mirë nga faqja e mirënjohur e vlerësimeve ‘WhoScored’.

Reprezentuesi i Belgjikës është përfshirë në formacionin e më të mirëve të javës në La Liga.

Ai është vlerësuar me notën 8.3 për paraqitjen e tij.

Komento: