Krzysztof Piatek, sulmuesi i Milanit dhe Polonisë, shënoi golin fitues të kombëtares së tij kundër Austrisë, 9 minuta pasi hyri në fushë.
Ai është shprehur i kënaqur me fitoren e arritur, derisa ka pranuar se do të dëshironte të luante më shumë përcjell ORAinfo.
Këto janë fjalët e tij pas ndeshjes: “Unë hyra në fushë i motivuar mirë, sepse dua të luaj nga minuta e parë. Jam i lumtur me fitoren, duhet të them se gjithmonë shikoj topin dhe topi më gjen mua”, ka thënë sulmuesi polak./ORAinfo/