Shënoi super gol, Vedat Muriqi befason me këtë deklartë pas ndeshjes

12:29 | 21 Shkurt 2022

“Jam i lumtur me golin, por dua që ai të shërbejë për të fituar pikë”

Vedat Muriqi po e përjeton një start fantastik në La Liga. Në tri ndeshjet e para, sulmuesi nga Kosova ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asist.

Me golat dhe asistet e tij, ai po e ndihmon Mallorcan që të jetë mbi vendet që bien në kategorinë e dytë.

Sulmuesi kosovar realizoi golin e vetëm të Mallorcas në humbjen e sontme 1:2 ndaj Betisit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në La Liga.

Pas ndeshjes, ai u shpreh i lumtur për golin, por thekson se dëshiron t’i shërbejnë për të fituar pikë.

“Nuk e kemi merituar humbjen në këtë përballje. Kemi mundur të marrim një pikë ndaj një rivali të vështirë si Betisi. Penalltia ishte e turpshme dhe nuk mendoj se duhej të akordohej, por ne duhet të vazhdojmë të luftojmë. Jam i lumtur me golin por dua që ai të shërbejë për të fituar pikë”, ka deklaruar Muriqi pas ndeshjes.

Komento: