Shënon rënie numri i personave që përfitojnë nga skema e pensioneve për veteranët e luftës

17:30 | 22 Gusht 2021

Ka rënë në numër skema e veteranëve të luftës.

Numri i personave që përfitojnë nga skema e pensioneve për veteranët e luftës ka shënuar rënie në tre mujorin e dytë të këtij viti.

Sipas statistikave të ASK, në muajin qershor 37 mijë e 892 veteran kanë marr pension, transmeton Indeksonline.

Në muajin maj 38 mijë e 191 persona kishin marr pension të veteranit. Ndërsa numri më i madh i personave që kanë marr pension të veteranit ka qenë në shkurt, 38 mijë e 295 persona.

Komuna me më së shumti veteran është Deçani. Në këtë qytet, 4 054 persona marrin pensionin e veteranit të luftë.

Komento: