Shërbimi i pulmologjisë në Kaçanik shtohet për 4 ditë pune në QKMF

20:08 | 04 Shkurt 2025
sherbimi-i-pulmologjise-ne-kacanik-shtohet-per-4-dite-pune-ne-qkmf

Me nënshkrimin e kontratës së re, shërbimi i pulmologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik do të punoj katër ditë në javë, sa ishte një ditë në javë deri më tani.

Kryetari i Komunës Besim Ilazi tha se puna dhe përkushtimi i drejtorisë së Shëndetësisë është në krijimin e kushteve sa më të mira për qytetarët dhe zgjerimin e shërbimeve shëndetësore.

Për marrëveshjen e re përgëzuan edhe Drejtori i Shëndetësisë Sali Malsiu dhe drejtori i QKMF-së Sinan Zeneli, të cilët thanë se këto aktivitete kanë për qëllim krijimin e kushteve sa më të mira për qytetarët tanë.

Në QKMF poashtu vazhdon të jetë edhe shërbimi i gjinekologjisë katër ditë në javë.

Komento: