Shërbimi Korrektues i Kosovës: I dyshuari në rastin e 11-vjeçares nuk u sulmua

18:14 | 07 Shtator 2022

ShKK: I dyshuari në rastin e 11-vjeçares nuk u sulmua.

Shërbimi Korrektues i Kosovës e ka mohuar lajmin se Ekrem Rexhepi, i dyshuari për dhunimin e 11-vjeçares, është sulmuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Këtë për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues, Florent Gashi, i cili tha se i njëjti është transferuar diku tjetër për arsye sigurie.

“Personi në fjalë nuk është sulmuar, i njëjti është dërguar në Burgun e Sigurisë se Lartë për çështje të sigurisë së tij, për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm për shkak të veprës për të cilën dyshohet”, është shprehur Gashi, njofton Klankosova.

Ndërsa, më herët ishte avokati i Rexhepit, Fitim Limani, ai i cili tha se klienti i tij është sulmuar nga të burgosur të tjerë dhe është transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë.

“Po është e vërtetë që është sulmuar nga të burgosurit e tjerë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Kanë intervenuar gardianët dhe tani është transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz”, ka thënë Limani.

Komento: