Sherbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit

10:38 | 27 November 2024
sherbimi-korrektues-i-kosoves-shenon-25-vjetorin-e-themelimit

Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon sot 25-vjetorin e themelimit.

Me rastin e kësaj dite, me fillim të orës 10:00 do të ketë fjalime nga Ismail Dibrani, drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano dhe Tamra Greig, drejtoreshë e Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), ambasada Amerikane në Kosovë.

Në ceremoni do të jenë të pranishëm përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, ambasadave, EULEX-it, si dhe partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Komento: