Shërbimi Korrektues me kontratë gati 300 mijë euro për blerje të këpucëve e çizmeve për stafin

17:20 | 11 Shtator 2023
sherbimi-korrektues-me-kontrate-gati-300-mije-euro-per-blerje-te-kepuceve-e-cizmeve-per-stafin

Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ka lidhur kontratë për blerjen e këpucëve dhe çizmeve për stafin në vlerë 258 mijë euro.

Këtë e ka bërë përmes një tenderi të cilin ia dha kompanisë Solid, raporton Front Online.

Tenderi u zhvillua me procedurë të hapur dhe garuan dy kompani.

Konsorciumi Bedrie Makiqi dhe Malbertex ofertoi me 310 mijë euro, raporton Front Online.

Kurse, Solid, në vlerë 258 mijë, duke u zgjedhur edhe fituese e kontrates, ku kriter kryesor ishte tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët.

 

Aktiviteti i prokurimit ishte pezulluar njëherë pas kërkesës për shqyrtim të konsorciumit Bedrie Makiqi dhe Malbertex.

Kjo kishte ndodhur me datën 22 gusht të këtij viti.

Dokumentin e ka parë Front Online.

Kontrata mes palëve do të vlejë 3 vjet.

Vlera e parashikuar për këtë tender ishte 318,000.00 euro.

 

Komento: