Sherifi i reagon Kurtit: Koha nuk e ndryshon askënd, ajo vetëm çjerr maska

17:33 | 13 Mars 2024
sherifi-i-reagon-kurtit:-koha-nuk-e-ndryshon-askend,-ajo-vetem-cjerr-maska

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti urdhëroi Agjencinë Kadastrale që t’ia regjistrojë tokën Manastirit të Deçanit.

Sherifi ka pyetur se cila e ka radhën tash, duke shkruar se “Dje ra maska e zajednicës sot ra ajo manastirit të Deçanit”.

“Koha nuk e ndryshon askend, ajo veç çjerr maska!Njëra bie tjetra del! Dje ra maska e zajednicës sot ra ajo manastirit të Deçanit!  Cila e ka rradhën?!”, ka shkruar Sherifi.

Komento: