Sherifi: Kallxoni dikush Albinit që Uashingtoni, Berlini e Parisi s’janë qendra të VV’së që t’ia bëjnë amin

16:05 | 19 Shtator 2023
sherifi:-kallxoni-dikush-albinit-qe-uashingtoni,-berlini-e-parisi-s’jane-qendra-te-vv’se-qe-t’ia-bejne-amin

Ish deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka kritikuar kryeministrin Kurti për qasjen ndaj Brukselit.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, tha se Kurti po ndryshon qëndrimet për zajednicën.

“Mirë është me i tregu dikush kryeministrit Albin Kurti se Qendrat e Vendosjes në Uashington, Berlin, Paris e Romë … nuk janë sikur Qendrat e VetëVendosjes, të cilat bëjnë amin çkado që u thot ky. Ku, herë ju thot e bëj zajednicën e herë nuk e bëj! E ato pastaj i thonë, qysh të thush ti shef, nëse e bëjnë tjerët është e tradhëti, nëse e bën ti është e patriotizëm“, tha Sherifi.

Postimi i plotë:

 

Komento: