Sherifi tregon se a ka ndryshuar Nisma qëndrimin për taksën ndaj Serbisë

23:39 | 07 March 2019

Taksa ndaj Serbisë po vazhdon të mbetët ndër temat më të diskutuara në vend dhe jo vetëm.

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka folur rreth qëndrimit të partisë së tij për taksën ndaj Serbisë.

Sherifi ka thënë se partia e Fatmir Limajt vazhdon ta mbështesë taksën.

“Nuk ka ndryshim të qëndrimit të Nismës”, ka deklaruar Sherifi.

“Nisma ka pasur një pozicion konsistent, që kur është vendosur taksa. Kemi thënë që taksa duhet të hiqet kur të pushojnë arsyet për të cilat është vendosur taksa”, ka theksuar ai.

Sherifi ka thënë se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, nuk i është i vetëm në qëndrimin për mbajtjen e taksës, dhe kundër pezullimit të saj, siç po i kërkohet nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.

“Populli e ka një fjalë të urtë: Trimi i mirë, me shokë shumë”, është shprehur ai.

“Ramushi s’është vetëm. Është me shumë shokë. Me shumë bashkëmendimtarë”, ka thënë Sherifi.

Komento: