Shërimi jashtë vendit, mbi 700 persona në listen e pritjes

09:16 | 06 April 2019

Një numër i madh i qytetarëve kosovarë presin të shkojnë për shërim jashtë vendit.

Mbi 700 persona që nga viti i kaluar e deri tani janë në pritje të lëshimit të mjeteve financiare nga Ministria e Shëndetësisë për trajtim në spitalet private në vend dhe jashtë vendit.

Derisa rastet urgjente nuk kanë nevojë të presin derisa t’u lëshohen mjetet, rastet tjera po presin qe më shumë se gjashtë muaj për t’u trajtuar

Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, po vazhdojnë të mos pajtohen me Ligjin për Dialogun me Serbinë, që u votua në Kuvend një muaj më parë. Madje këto dy parti këtë ligj e kanë dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese, nga e cila po presin ta shpallë si jolegjitim e kundërkushtetues.

LDK-ja dhe LVV-ja po kërkojnë kthimin e fazës finale të dialogut në pikën zero dhe organizimin e zgjedhjeve të reja, të cilat do të rilegjitimonin institucione të reja politike e qeverisëse, shkruan Zëri.

Në një tryezë të përbashkët të LDK-së dhe LVV-së, të mbajtur dje për “Kushtetutshmërinë dhe përgjegjësitë institucionale në procesin e dialogut me Serbinë”, morën pjesë edhe shumë analistë e pjesëtarë të shoqërisë civile, të cilët u pajtuan me “jokushtetutshmërinë” e Ligjit të Dialogut, por jo plotësisht edhe me idenë e kthimit të dialogut në pikë zero dhe shkuarjen në zgjedhje të reja. Megjithatë për anëtarët e delegacionit shtetëror dialogu nuk duhet të kthehet në pikën zero, por duhet unitet politik për ta çuar dialogun në pikën ku synon Kosova.

Komento: