Shërohen 35 persona, 17 raste të reja me koronavirus

22:40 | 27 Prill 2020

Janë shënuar edhe 17 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Pos këtyre rasteve pozitive, kemi gjithsej edhe 35 të shëruar, shkruan ORAinfo.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia përmes një njoftimi në Facebook.

Ai gjithashtu ritheksoi se duhet ta mbajmë vëmendjen tek rregullat që duhet t’i ndjekim./ORAinfo/

Njoftimi i tij i plotë:

Të dhënat e sotme tregojnë 35 të shëruar dhe 17 raste pozitive.

Këto rezultate janë shpresëdhënëse por, ne duhet ta mbajmë vëmendjen tek rregullat që duhet t’i ndjekim.

Megjithatë, sot e humbëm edhe një bashkëqytetarë në betejën me COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve!

Akoma nuk ka kaluar rreziku.

Ndaj ju lutem të mos shpërqendrohemi asesi dhe të ecim së bashku në këtë betejë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe jetën e gjithsecilit.

Komento: