Shërohen dy pacientë nga koronavirusi në Shqipëri

21:56 | 20 Mars 2020

Në Shqipëri janë shëruar dy pacientë nga koronavirusi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se pacienti zero është shëruar tërësisht nga koronavirusi.

Përveç tij, Rama thotë se edhe një pacient tjetër ka dalë negativ, duke çuar kështu numrin e të shëruarve në dy.

“Testi i dytë konfirmon negativ kontaktin e parë të pacientit zero. Del negativ edhe një pacient tjetër”, tha Rama në një postim në Facebook.

Ai për këtë lajm të mirë falënderoi mjekët e spitalit infektiv.

Komento: