
Sot në gjithë vendin janë shëruar nga koronavirusi 87 pacientë.
Nga 87 të shëruar, 27 janë nga komuna e Vushtrrisë, përcjell ORAinfo.
Njoftimin e ka dhënë kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri.
Postimi i plotë i Tahirit:
Sot 27 qytetarë të Vushtrrisë janë shëruar dhe kemi 4 raste të reja me Covid 19.
Urojmë që të gjithë qytetarët e Vushtrrisë të prekur nga Covid 19 të shërohen sa më parë.
Në rrethana kur jemi hapur plotësisht dhe kemi kontakte të shumta, e kur virusi është prezent në mesin tonë, e vetmja siguri që nuk e marrim a nuk e japim virusin është nëse mbajmë maskë, distancë sociale dhe higjenën personale.
Ju lutemi, bashkë dhe me kujdes ruajmë shëndetin tonë, të familjes dhe të qytetit tonë./ORAinfo/