Shërohen edhe katër persona nga koronavirusi në Kosovë

22:11 | 13 Prill 2020

Janë shëruar edhe katër persona nga koronavirusi në vendin tonë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 63, përcjell ORAinfo.

IKSHPK njofton se sot janë shëruar edhe katër (4) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore.

“Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej gjashtëdhjetë e tre”, deklaron IKSHPK.

Ndër të tjera Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka ripërsëritur thirrjen për qëndrim në shtëpi.

“Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën”- thuhet në thirrjen e këtij instituti./ORAinfo/

Komento: