Shërohen nga koronavirusi babë e bir

12:01 | 08 April 2020

Lajm i madh për familjen Maldini, shërohen nga koronavirusi.

Pandemia e koronavirusit preku edhe familjem Maldini.

Legjenda Paolo dhe djali i tij, Daniel Maldini testuan pozitivisht në virusin vdekjeprurës.

Megjithatë, si babai ashtu edhe i biri, tashmë e kanë kaluar me sukses këtë sfidë, raporton Gazzetta dello Sport, transmeton lajmi net.

Në testin e fundit që i është bërë dyshes, të dy rezultuan negativ dhe tashmë po i kthehen normalitetit.

Ndryshe, Maldini tashmë është larguar nga Milani për shkak të zhvillimeve që çuan në shkarkimin e Zvonimir Boban.

Ndërkaq, Daniel është i përfshirë në skuadrën e parë të Milanit.

Komento: