Shërohen të gjithë pacientët e prekur me koronavirus në Skenderaj

22:29 | 01 Maj 2020

Janë shëruar nga koronavirusi të gjithë të prekurit me koronavirus në Skenderaj.

Bekim Jashari, përmes rrjetit social Facebook, ka thënë një lajm fantastik për banorët e komunës së Skenderajt.

Ai ka treguar se janë shëruar të gjithë të infektuarit me COVID19.

Ky është postimi i plotë:

Bashkë triumfojmë!

Lajm i jashtëzakonshëm!

U shëruan të gjithë pacientët e diagnostifikuar me herët me COVID-19 në komunën tonë.

Kjo është një fitore e jona e përbashkët kundrejt një armiku të përbashkët.

Sapo mora informatën nga IKSHP që nga 11 mostra të marra sot në Skenderaj, përfshirë edhe pacientët me COVID-19, të gjithë kanë rezultuar negativ.

Faleminderit bashkëvendas që po i përmbaheni masave parandaluese që kemi ndermarrë.

Vazhdojmë kështu për të mirën e përbashkët!

Komento: