Shërohet nga COVID-19 Cuadrado

13:57 | 20 Janar 2021

Cuadrado shërohet nga COVID-19.

Juan Cuadrado është shëruar nga koronavirusi dhe do të jetë pjesë e skuadrës së Juventusit për ndeshjen e Superkupës së Italisë kundër Napolit që zhvillohet prej orës 21:00 në “Mapei Stadium”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe skuadra e Juventusit në faqen zyrtare duke bërë të ditur se futbollisti do të jetë në dispozicion të trajnerit Andrea Pirlo.

Cuadrado ka rezultuar negativ në dy testet e fundit dhe i ka dhënë fund vet-izolimit për t’iu bashkuar tashmë pjesës tjetër të ekipit.

Kolumbiani i ka munguar Juventusit në tri ndeshjet e fundit kampionale për shkak të koronavirusit derisa ende mbeten te infektuar Alex Sandro e Matthijs De Ligt.

Komento: