Shërohet nga koronavirusi deputeti i LDK-së

10:02 | 23 Korrik 2020

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli është shëruar nga koronavirusi.

Këtë e ka bërë të ditur vet Avdyli me anë të një postimi në Facebook, ku ka treguar se dje ka dalë negativ, dhe pas tri jave izolim, konsiderohet si i shëruar.

“Prandaj që sot do i kthehem kryerjes së obligimeve të deputetit në seancën e rradhës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Nga dje, pas testit negativ dhe kritereve të OBSH-së, IKSHP, më ka shpallur të shëruar nga Covid19 ,pas 3 javë izolim.

Prandaj që sot do i kthehem kryerjes së obligimeve të deputetit në seancën e rradhës.

Nesër në Dekanat të Fakultetit të Mjekësisë ,të premten pasdite do mbaj Provimet e Licencës së infermierve të diplomuar ,kurse punës me pacientët e mi në Prizren u kthehem nga e shtuna paradite.

Ju faliminderit për kujdesin tuaj dhe shihemi.

Komento: