Shërohet nga leukemia 19 vjeçari nga Ferizaji

13:45 | 10 Qershor 2020

19 vjeçari nga Ferizaji shërohet nga leukemia.

Ardit Gashi ishte diagnostikuar me sëmundjen e leukemisë akute.

I riu nga Ferizaji në fillim të vitit kishte kërkuar ndihmë nga vullnetmirët që t’i ndihmonin me të holla për të trajtuar sëmundjen e tij jasht vendit.

E Gashit i dolën në ndihmë e tërë Kosova.

Në mesin e tyre ishte edhe ish-deputeti e këngëtari, Labinot Tahiri, i cili doli për ditë të tëra në shesh të Ferizajt për t’i mbledhur të gjitha të hollat që nevojiteshin.

E, Arditi sot e ka dhënë lajmin e mirë se tanimë është shëruar nga sëmundja.

“Këto janë të fundit, gjithçka përfundoi. Faliminderit Zot, faliminderit Labinot Tahiri, faliminderit shokë-shoqe”, ka shkruar ai.

Komento: