Në Itali është shëruar pacienti i parë i prekur nga koronavirusi.
Italia informon shërimin e pacientit të parë nga koronavirus me ilaçin eksperimental Remdesivir.
Lajmi u dha nga Drejtori i spitalit Poliklinik San Martino të Genovas Matteo Basseti.
Sipas tij pacienti 79 vjeç ka nisur terapinë me 7 mars, ndërsa sot 2 dy tamponë kanë vërtetuar se ai është i shëruar, është negativ nga virusi, e shumë shpejt do të kthehet në shtëpinë e tij në Lombardi.