Sherr mes vëllezërve në një fshat të Podujevës, i dyshuari e kërcënon vëllain me bisht të sopatës

19:42 | 07 January 2023

Konfliktet mes vëllezërve në qytetet e ndryshme të vendit, shpesh herë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Ata madje shpesh herë eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, duke u dashur kështu intervenimi i Policisë për të zgjidhur telashet, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Balloc të Podujevës, ku një person dyshohet se ka kanosur seriozisht vëllain e tij më të madh.

Sinjali mëson se 44-vjeçari dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka kërcënuar vëllain e tij me bisht të sëpatës.

Përballë kësaj situate, viktima ka denoncuar rastin në Polici, ku është shprehur i shqetësuar nga veprimet e vëllait të tij.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Kanosje’ dhe ai është dërguar në mbajtje.

Komento: