Nuk merret vesh me kunatën, ia then vëllait xhamat e shtëpisë.
Një incident ka ndodhur ndërmjet dy familjeve në Gjakovë pasditen e së hënës
Pas një mosmarrëveshje me kunatën, një burrë nga Gjakova i ka thyer xhamat e shtëpisë së vëllait.
Rasti është raportuar në policinë e Gjakovës pasditen e së hënës, ndërkaq bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Rom, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e vëllait të tij viktimën femër K-Rome, ka thyer xhamat e shtëpisë së tyre”, thekson policia në raportin 24 orësh.