Sherri kthehet në tragjedi: 57-vjeçari shqiptar sulmon banesën e fqinjit me buldozer, italiani e vret me armë gjahu

14:54 | 06 January 2023

Një mosmarrëveshje mes dy fqinjësh, mes tyre edhe një shqiptar, në një provincë të Italisë, ka përfunduar në tragjedi.

Sipas mediave italiane ngjarja që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një fshat të Arezzos ka përfshirë një 57-vjeçar shqiptar i cili ka sulmuar me buldozer shtëpinë e fqinjit të tij italian, por ky i fundit pas sulmit është përgjigjur me armë zjarri duke lënë të vdekur shqiptarin me një çifte gjahu.

57-vjeçari shqiptar, punëtor, humbi jetën pas plagëve të shkaktuara nga arma e gjahut, ndërsa fqinji i tij italian, 53-vjeçar, u arrestua i përballur me akuzën për vrasje.

Mësohet se rreth orës 20:30, moment kur shtetasi shqiptar po ngiste mjetin e rëndë, të paktën pesë të shtëna janë dëgjuar nga banesa e italianit, 4 prej të cilave përfunduan në trupin e 57-vjeçarit nga Shqipëria.

Komento: