Sherri mes Sekiraqëve dhe “Capave”, ngrihet aktakuzë ndaj disa personave

10:35 | 12 Shkurt 2026
sherri-mes-sekiraqeve-dhe-“capave”,-ngrihet-aktakuze-ndaj-disa-personave

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar ngritjen e aktakuzës kundër 9 të pandehurve.

Sipas aktakuzës, të pandehurit K.R., V.A., D.M., dhe E.M., të grupit të njohur me nofkën ‘’C’’,  më 1 shtator 2024, rreth orës 22:04, në lokalin “From” dhe jashtë tij, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, në bashkëkryerje, pas një marrëveshje paraprake janë mbledhur, janë maskuar dhe janë pajisur armë të gjata dhe armë të shkurtra (revole) si dhe mjete të forta (stupca).

Të njëjtit kanë marrë në përdorim tri vetura të markave “Porsche”, “Volkswagen Polo” dhe “Audi A7”, të cilave ua kanë ndërruar targat duke vendosur targa të vjedhura, dhe kanë tentuar ta privojnë nga jeta të pandehurit tjerë S.S., dhe anëtarët e grupit të tij, përkatësisht F.A., E.LL., dhe R.LI.

Komento: