Komuna e Prishtinës teston alarmin kur sheshet janë të mbushura me fëmijë.
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve (1 qershor), kur sheshet e Prishtinës janë të mbushura me fëmijë ku edhe po zhvillohen aktivitete të ndryshme, komuna po teston alarmin.
Kjo edhe ka shkaktuar panikë te qytetarët.
Beriane Mustafa vajza e ish-themeluesit të LDK-së, Xhemajl Mustafës, ka reaguar për këtë veprim të Komunës së Prishtinës.
“Ne Diten Ndrekombetare te Femijeve, kur sheshi eshte mbushte me femije, Komuna e Prishtines e gjene me testu alarmin e rrezikut. Zot jep mend, ku s’ka”, shkruan Beriane Mustafa.
Ky alarm testohet Komuna çdo të shtunë të secilit muaj që fillon.