Shevchenko bisedon me Maldini, po e transferon lojtarin e Milanit

18:02 | 19 Dhjetor 2021

Trajneri i ri i Genoas, Andriy Shevchenko kërkon përforcime për sulmin dhe po shikon AC Milan për të forcuar skuadrën e tij në janar.

Rreth dy muaj pas lëndimit muskulor që pësoi kundër Bolonjës, Samuel Castillejo u rikthye në fushë duke ndihmuar AC Milan të barazojë me Udinese. Një paraqitje e mirë për anësorin spanjoll i cili dallohet për profesionalizëm dhe përkushtim,përcjell ORAinfo.

Qëndrimi i tij që është vlerësuar nga klubi dhe trajneri Pioli, por që nuk ndryshon planet e tyre për të ardhmen. Ish- ylli i Villarreali është jashtë projektit dhe në janar Maldini dhe Massara planifikojnë të përfundojnë shitjen e tij pas përpjekjes së dështuar verën e kaluar me CSKA Moskë.

Castillejo mund të vazhdojë të luajë në Serie A me Genoan të interesuar seriozisht për shërbimet e tij. Trajneri i ri Andriy Shevchenko dëshiron të përmirësojë sulmin dhe 26-vjeçari është objektivi kryesor. Legjenda ukrainase dëshiron numrin 7 të kuqezinjve dhe ai tashmë ka zhvilluar bisedime me Paolo Maldinin, i cili me kënaqësi do t’i bënte një nder një miku të vjetër, raporton Calciomercato.

Kontaktet mes dy klubeve vazhdojnë dhe AC Milan synon të rikuperojë 7 milionë euro pasi shpenzoi 21 milionë euro për blerjen e tij në 2018. Kjo shifër më vonë do të riinvestohet për nënshkrimin e një mbrojtësi të ri. AC Milan ka dritë jeshile për shitjen e Castillejo dhe tani Rossonerët janë duke pritur një përgjigje nga spanjolli./ORAinfo/

Komento: