Andriy Shevchenko, sulmuesi legjendar i Milanit, foli në një aktivitet të organizuar nga Special Team Legends dhe FIGC për gjendjen aktuale të Rossonerëve.
“Unë shpresoj se Milani mund të arrijë në Ligën e Kampionëve, Gattuso po bën një punë të shkëlqyer, ndeshja tjetër do të jetë një ndeshje vendimtare, le të shpresojmë që Milani ta bëjë atë”, ka thënë ai, përchjell ORAinfo.
“Piatek ka pasur një sezon të shkëlqyer, ai është një sulmues i cili ka kualitet, ka një të ardhme të madhe përpara tij, për mua Gattuso ka bërë një punë të shkëlqyer, ai është trajner i cili mund të bëjë shumë gjëra të mira në Milano. Atëherë në fund të sezonit klubi do të zgjedhë nëse do të qëndrojë me të”, ka pohuar Piatek.
Shevchenko është përgjigjur nëse ka synim të drejtoj Milanin.
“Unë jam në stolin e Milanit? Është një klub që ka bërë kaq shumë për mua, është gjithmonë në zemrën time, ashtu siç janë të gjithë fansat e mi. Jam shumë i zënë me ekipin kombëtar ukrainas Është e qartë se një ditë do të doja të stërvitja Milanin”, është shprehur Shevchenko. /ORAinfo/