Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, duke prekur një numër të madh të njerëzve.
Greta Thunberg, adoleshentja suedeze që frymëzoi mijëra persona për luftën ndaj ndryshimeve klimaterike ka deklaruar se është “jashtëzakonisht e mundshme” që të jetë infektuar me CoVid-19.
Ajo ka njoftuar se për momentin ndodhet në izolim së bashkë me babanë e saj, i cili së fundmi ishte kthyer nga një udhëtim rreth Evropës qendrore.
Pas këtij udhëtimit, Greta është shprehur se të dy kanë filluar të ndihen të sëmurë me simptoma të ngjashme me CoVid-19, si dhimbje fyti, kollë, apo ndjesi këputje.
Thunberg tha se nuk ishte testuar për virusin, në përputhje me politikën në Suedi, por sipas saj tani ishte “shëruar në thelb”.
Ajo lëshoi një paralajmërim urgjent për të rinjtë e tjerë që ta marrin seriozisht virusin – edhe nëse ata vetë shpesh përballeshin me simptoma të buta.
“Ne që nuk i përkasim një grupi rreziku kemi një përgjegjësi të madhe, veprimet tona mund të jenë ndryshimi midis jetës dhe vdekjes për shumë të tjerë.”