Shfaqen grafite serbe në një shtëpi të pabanuar në veri, Policia nis hetimet

09:33 | 02 Mars 2024
shfaqen-grafite-serbe-ne-nje-shtepi-te-pabanuar-ne-veri,-policia-nis-hetimet

Në Mitrovicë të Veriut është raportuar se në një shtëpi të pabanuar janë shkruar grafitë të natyrës nacionaliste serbe, (kryqi me katër C).

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më datën 29.02.2024 te Kroi i Vitakut në Mitrovicën e Veriut, raporton Zeri.info.

“Kroi i Vitakut, Mitrovicë Veri 29.02.2024 – NN. Më 01.03.2024 është vërejtur se në një shtëpi të pabanuar janë shkruar grafitë (kryqi me 4C). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Rasti nën hetime, thuhet në njoftimin e Policisë.

Komento: