Shfaqën problemet e para për doganierët kosovarë në Durrës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Shfaqën problemet e para për doganierët kosovarë në Durrës

12:01 | 26 Janar 2019

Doganierët kosovarë po përballem me probleme teknike në Durrës.

Nuk ka shumë kohë që janë vendosur doganierët ksoovarë në Durrës dhe menjëherë u janë shfaqur disa probleme teknike.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se janë shfaqur disa probleme teknike në portin e Durrës, i cili shfrytëzohet edhe për zhdoganimet e produkteve kosovare. Ai ka thënë se shpejt do të rregullohen këto probleme dhe puna do të vazhdojë.

Jo gjithçka është duke shkuar mirë në Portin e Durrës, në pjesën e rezervuar për Kosovën, ku po ka probleme me procesin e zhdoganimit.

Burime të Express kanë treguar se doganierët po kanë probleme prej fletgarancionit bankar e deri te problemet me programet e kompjuterëve.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës ka thënë se këto probleme shpejt do të rregullohen.

“Ka disa probleme teknike derisa të stabilizohet. Nuk ka ndonjë problem. Ne jemi në Shqipëri dhe disa procedura po marrin kohë derisa të standardizohen. Por, zgjidhen shpejt”, ka thënë Adriatik Stavileci i Doganave të Kosovës.

Dogana e Kosovës është hapur në Durrës më 15 janar. Sipas udhëheqësve të Kosovës dhe Shqiprisë, hapja e doganës në territorin shqiptar do të lehtësojë tregtinë, lëvizjen e shpejtë të mallrave dhe të pasagjerëve.

Me rastin e hapjes së Doganës kosovare në Durrës, Fatmir Limaj kishte thënë se po shkohet në bashkimin e krejt sistemit doganor ndërmjet dy shteteve.

“Hapja e Zyrës Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit është hapi i parë i rëndësishëm drejt bashkimit të plotë doganor mes Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Fatmir Limaj.

Kufiri Shqipëri -Kosovë kthehet në një kufi formal tha kryeministri Edi Rama. Ndërveprimi i sistemeve që do të fillojë prej ditës së martë do të zgjasë pak minuta për çdo procedurë.

“Shkurtimi i burokracive, orëve të pritjes e kontrolleve, i kostove të pallogaritshme për bizneset, janë efekt i drejtpërdrejtë i hapjes së kësaj zyre doganore”, tha Rama.

Komento: