Shfaqet “heroi” i Lecces, ia bën “bajat” Milanit

14:01 | 21 Tetor 2019

Milan dështoi të rrëmbente një fitore kundër Lecces.

Marko Calderoni ishte heroi i Lecces mbrëmjen e djeshme, teksa në minutën e 92-të, me një predhë nga jashtë zonës, i dhuroi 1 pikë të artë skuadrës së tij, në sfidën ndaj Milanit, duke i prishur debutimin ish-trajnerit të tij, në kohën kur futbollisti aktivizohej te Piacenca.

Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “Sky Sport”, Calderoni u shpreh: “Mbylla sytë dhe godita! Fillimisht mendova se gjuajtja do të shkonte jashtë, por për fat të mirë nuk shkoi jashtë. Nuk e pashë momentin kur topi përfundoi në rrjetë. Ishte një pikë e madhe që na jep moral”, u shpreh Calderoni!

Komento: