Talibani më misterioz shfaqet për herë të parë në publik, lideri suprem mban fjalim në një xhami në Kandahar.
Mullah Hibatullah Akhundzada, lideri misterioz i talebanëve, për herë të parë është shfaqur në publik.
Akhumdzada, lideri shpirtëror i talebanëve nga viti 2016 dhe që prej vitesh është fshehur nga opinioni, i është drejtuar talebanëve në Kandahar qytet ky në jug të Afganistanit, kanë bërë të ditur burime brenda talebanëve duke hedhur poshtë pretendimet për vdekjen e tij, transmeton Telegrafi.
Ai është i njohur si lider apo edhe si Amir ul Momine, dhe nuk ishte parë në publik edhe pas ardhjes në pushtet të talebanëve në gusht të këtij viti.
Një zyrtar taleban që ishte prezent me Akhundzada gjatë shfaqjes së tij, ka thënë për Reuters se lideri suprem vizitoi xhaminë Darul Alum Hakimi në Kandahar.
Talebanët madje kanë publikuar një audio incizim të fjalimit të tij, ku nuk fol as edhe një fjalë për politikë – por thjesht vetëm për fe.
Ai kërkoi bekimin e perëndisë për lidershipin taleban – duke u lutur për talebanët e plagosur dhe suksesin e qeverisë së tyre.