Sezona e verës në Kosovë karakterizohet me ardhjen e bashkëatdhetarëve.
Fluksi i madh i tyre bën që edhe atmosfera në vendin tonë të jetë më e gjallë, shkruan ORAinfo.
Në të dhënat e fundit është bërë e ditur se diaspora e Kosovës jo vetëm që ka vazhduar, por edhe ka shtuar shumat financiare që i dërgon apo investon në Kosovë.
Por, edhe përkundër kësaj, në vendin tonë vazhdon të mbetët një ‘traditë’ për shfrytëzimin e bashkëatdhetarëve.
Kjo fillon nga ngritja e ҫmimeve në artikuj të ndryshëm.
Bashkëatdhetarët të cilët frekuentuan shpesh qytetin e Pejës këtë vit, vërejten ngritjen e ҫmimeve edhe në parkingje.
Nga 50 cent në 1 euro, e disa të tjerë nga 1 euro në 2 gjatë kësaj periudhe.
Me fillim të muajit shtator, atëherë kur shumica e bashkëatdhetarëve largohen nga Kosova, ҫmimet kthehen në ato që ishin më parë.
Madje, një bashkëatdhetar që rrëfeu ngjarjen për ORAinfo, e që qëndroi më gjatë në Kosovë, tha se kjo gjë u pranua nga personat që bën ndryshimin e ҫmimeve.
Kur u pyetën se pse ndryshuan ҫmimin nga 50 cent në 1 euro, ata u përgjigjen duke akuzuar parkingjet tjera: “E tjetri që e bëri 2 euro”.
Bashkëatdhetarët shprehet të zhgënjyer nga ky trajtim dhe nga kjo ҫasje që është krijuar ndaj tyre, në vendin ku ata kanë lindur, e ku zgjedhin të kalojnë pushimet e verës dhe jo vetëm./ORAinfo/