Shi e borë, parashikimi i motit për këtë javë

23:50 | 16 Shkurt 2026
shi-e-bore,-parashikimi-i-motit-per-kete-jave

Një ciklon i fuqishëm po afrohet në viset tona i cili do të kushtëzojë reshje lokale sonte. Këto reshje do të jenë të përziera shi, shqotë e borë varësisht nga rajoni në rajon.

Dita e martë paradite ende do të jetë jo aq ftohtë me reshje lokale kryesisht shiu, ndërsa nga mesdita ose pasdite do të depërtojë ajri i ftohtë polar me ulje të ndjeshme të temperaturave, erëra të ftohta veriore dhe reshje lokale bore. Mos prisni borë në të gjithë vendin. Më shumë reshje bore priten në viset kodrinore-malore dhe në disa ultësira në veri qendër e lindje të Kosovës. Në mbrëmje ulje e temperaturave në gjithë territorin dhe mundësi për reshje kalimtare bore në shumë vise të vendit, por jo reshje të mëdha.

Reshje të dendura bore nesër priten në pjesën më të madhe të Malit të Zi, kurse në Shqipëri reshje shiu e bore. Vende-vende priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës priten reshje e rrebeshe lokale. Pasdite dhe në mbrëmje pritet të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave edhe në Maqedoni dhe reshje lokale bore më të theksuara në viset kodrinore-malore, por bora mund të paraqitet edhe në disa zona të ulëta./MB

Komento: