Shi e përmbytje, 24 persona humbin jetën nga rrëshqitjet e dheut

14:21 | 23 November 2019

25 persona humbin jetën nga rrëshqitjet e dheut.

Të paktën 24 njerëz janë raportuar se kanë humbur jetën për shkak të rrëshqitjes së dheut që ndodhi pas motit të lig në rajonin e Pokotit Perëndimor në Kenia të Afrikës.

Zyrtarët i njoftuan mediet lokale se trupat e pajetë të 12 personave, përfshirë shtatë fëmijë, u gjetën të shtunën.

Rrëshqitjet e dheut që ndodhën në fshatrat Nyarkulian dhe Parua u shkaktuan nga reshjet e mëdha të shiut.

Autoritetet njoftuan se këto fshatra janë bllokuar nga vërshimet dhe rrugët e mbuluara nga uji dhe raportuan se të paktën një urë është shkatërruar.

Komisioneri i këtij rajoni, Apollo Okello, tha se disa njerëz mund të jenë bllokuar nën rrënoja dhe se përpjekjet për gjetjen e tyre po vështirësohen nga kushtet e motit të lig.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen drunj, baltë dhe copëza ndërtesash të shpërndara në rrugë.

Ndihmë në këtë gjendje të vështirë ka ofruar edhe Kryqi i Kuq me seli në Kenia, i cili ka thënë se i ka aktivizuar ekipet e shpëtimit, shkruan “BBC”,

Komento: