Shifër alarmante: Ja sa gjoba trafiku janë shqiptuar vetëm për një ditë

12:18 | 24 Dhjetor 2018

Duket se qytetarët e vendin tonë, ende nuk janë vetëdijësuar për të qenë më të kujdesshëm në trafik.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 778 gjoba të trafikut.

Gjithsej në 24 orët e kaluara janë shqiptuar 778 gjoba të trafikut, kanë ndodhur 47 aksidente, prej tyre 20 përfunduan me të lënduar. 27 aksidente ishin pa të lënduar.

Ndërkaq 11 persona janë arrestuar dhe 8 janë dërguar në mbajtje.

Komento: