Shifër marramendëse, Italia duhet të paguajë dëmshpërlim nëse mbyll futbollin

19:36 | 04 May 2020

Zbulohet shifra që shteti italian duhet të dëmshpërblejë po mbylli futbollin.

Qeveria Italiane ende heziton sa i përket vendimit për të rinisur ose jo futbollin. Ekziston plani i rinisjes së ngadaltë, por edhe dekreti për t’I dhënë fund sezonit dhe për ta mbyllur këtu çdo gjë, siç edhe ndodhi në Francë.

Kjo javë do të jetë vendimtare për të kuptuar më shumë rreth asaj që ka ndër mend qeveria italiane, bashkë me Ministrin e Sportit, Spadafora, që me përçmim ka folur kohët e fundit për futbollin italian…

Por, sa është dëmi që do t’I bëhej klubeve të Serie A, Serie B, Serie C dhe deri te diletantët? Në një analizë të shpejtë, mediat italiane zbulojnë se mbase dhe 500 mln euro nuk do të mjaftonin për të paguar dëmet.

Komento: