Shifër rekord, për dy javë Kosova importoi rreth 31 milionë litra karburante

20:07 | 11 March 2022

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë, ka sjellë shumë pasoja.

Çmimet e naftës dhe benzinës kanë shënuar ngritje për shkak të agresionit rus në Ukrainë, që filloi më 24 shkurt të këtij viti.

Kosova nuk ka rafineri dhe karburantet i importon nga vendet e tjera.

Sipas një infografike të publikuar në Radio Evropa e Lirë, që përfshin periudhën 24 shkurt – 8 mars, Kosova ka importuar më së shumti naftë nga Arabia Saudite.

Për dy javë, Kosova ka blerë nga ky shtet gati 20 milionë litra derivate.

Shtete tjera prej të cilave vendi e importon naftën janë Maqedonia e Veriut, Greqia, Turqia, Serbia, Rumania, Bullgaria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nga 24 shkurti deri më 8 mars, në Kosovë janë importuar rreth 31.5 milionë litra karburante.

Komento: