Po vazhdon të rritet ndjeshëm numri i vdekjeve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veritu.
Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe nëntë pacientë me koronavirus. 5 viktima nga Shkupi, dy nga Kumanova, një nga Tetova dhe një nga Ohri.
Ministria e Shëndetësisë në këtë vend njofton se nga 1391 testime të realizuara gjatë kësaj periudhe 193 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 4482, prej të cilëve 1803 janë shëruar kurse 210 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera.
Për momentin në vendin tonë ka 2469 raste aktive me koronavirus. Gjithsej nga fillimi i pandemisë janë realizuar 44.82 testime për Covid-19, raporton Alsat.