Shqipëria po vazhdon të përballet me numër të lartë të infektimeve.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njoftoi se tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Nga 4132 testime të kryera, 571 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Ndërkohë, 639 persona rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit. Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 277. Janë 7.763 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka tri humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Berati 64-vjeç, një qytetare nga Elbani 77-vjeçe dhe një qytetare nga Memaliaj 86-vjeçe.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 186.793 raste pozitive, prej tyre 176.090 janë shëruar, 7.763 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 2.940 pacientë.