Shifra alarmante të rasteve të reja me koronavirus në Kosovë: Nga 231 teste, 122 dolën pozitivë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Shifra alarmante të rasteve të reja me koronavirus në Kosovë: Nga 231 teste, 122 dolën pozitivë

22:45 | 29 Qershor 2020

Po vazhdon të rritet numri i persona të infektuar me koronavirus në vendin tonë.

Personat e prekur me coronavirus në vendin tonë ditëve të fundit po shënojnë rritje alarmante.

Sonte u shënuan hiç më pak se 122 raste të reja me coronavirus nga 231 testime që janë bërë.

Nga kjo i bie se pozitivë kanë dalë saktësisht 52.8 % e personave të testuar.

Ndërsa shifrat po rriten, institucionet gjegjëse, Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë po lënë “fajtor” qytetarët duke thënë se nuk po i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Duke parë rritjen e personave të prekur nga coronavirusi, kryeministri Avdullah Hoti sot i bëri publike katër masat e reja.

Ai tha se institucionet do të punojnë vetëm me staf esencial dhe, siç thotë ai, sektorët e prekur me infeksion do të mbyllen.

Hoti ka thënë se tani do të ketë edhe kontrolle rigoroze për të infektuarit si dhe do të intensifikohet puna e Inspektoratit.

Kryeministri Hoti paralajmëroi karantinimin e disa lokacioneve që janë vatra të COVID-19.

Kurse ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, paralajmëroi rikthimin e masave nëse nuk zbatohen rekomandimet.

Kujtojmë se numri total i rasteve pozitive është 2.799, numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 1.506 raste, 49 persona kanë vdekur kurse, kurse raste aktive janë 1244.

Komento: