Numri i aksidenteve po shënon rritje, ku si pasojë është rritur numri edhe i personave që kanë humb jetë në trafik.
Aksidentet me fatalitet janë bërë pothuajse përditshmëri.
Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kosovë.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Ksoovë kanë ndodhur gjithsej 55 aksidente trafiku.
Nga to, 17 aksidente kanë qenë me të lënduar. Përderisa 38 të tjerë aksidente pa të lënduar.
Ndryshe, javën e fundit kanë humbur jetën disa persona si pasojë e aksidenteve me fatalitet.