Shifra të frikshme: Mbi 10 milionë raste aktive me COVID-19 në botë

10:21 | 29 Tetor 2020

Mbi 10 milionë raste aktive me COVID-19 në botë.

Koronavirusi po vazhdon të prek shumë persona anë e mbanë botës.

Sipas World Meters që nga fillimi i pandemisë rezultojnë të infektuar me COVID-19 44,791,614 persona, teksa kanë humbur jetën 1,179,499 pacientë dhe janë shëruar 32,742,221 persona.

Ndërsa raste aktive janë 10,869,894 raste, transmeton Klan Kosova

Rajoni më i goditur në botë nga COVID-19 mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 9,121,800 të infektuar, 233,137 pacientë të vdekur dhe 5,934,052 të shëruar.

Vendin e dytë e zë India me 8,040,203 të prekur, 120,563 viktima dhe 7,315,989 të shëruar.

Brazili zë vendin e tretë me 5,469,755 të infektuar, 158,468 të vdekur dhe 4,934,548 të shëruar.

Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Europa.

Komento: