Shifra të frikshme të vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë

13:45 | 09 April 2020

Spanja është goditur fuqishëm nga koronavirusi.

Spanja ka regjistruar më shumë se 15,000 vdekje gjatë shpërthimit të koronavirusit, sipas të dhënave nga Ministria Spanjolle e Shëndetësisë lëshuar të enjten, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

Edhe pse ka pasur 15.238 vdekje të lidhura me koronavirusin, numri i përditshëm i vdekjeve është ngadalësuar pas rritjeve më të vogla në dy ditët e mëparshme.

Ka pasur 683 vdekje në 24 orët e kaluara, 74 më pak se numri i përgjithshëm i vdekjeve i së mërkurës prej 757.

Shkalla e rritjes ishte 4.7% në numrin e përgjithshëm të vdekjeve të enjten, gjithashtu më e ulët se rritja e të mërkurës në 5.5% në total.

Numri i rasteve aktive është rritur nga 84.111 në 85.043, një rritje për 929, një nga më të ultat në afro një muaj. Kjo paraqet një rritje prej 1.1% në numrat e së mërkurës.

Ministria Spanjolle e Shëndetësisë gjithashtu raporton se 52.165 njerëz tani janë shëruar nga virusi – 4,144 më shumë sesa numri i raportuar të mërkurën.

Komento: