Shifra të frikshme viktimash nga koronavirusi në 24 orët e fundit në këtë vend

20:29 | 27 Mars 2020

E gjithë bota është përfshirë nga virusi i njohur me emrin COVID-19.

Në Britani është shënuar sot rekordi i ri sa i takon numrit të viktimave nga koronavirusi.

Një total prej 759 njerëz kanë vdekur 24 orët e fundit nga Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa 14.579 kanë rezultuar pozitivë.

Numri i vdekjeve u rrit me 181 të Premten, një rritje prej 31% , duke e bërë atë rritjen më të madhe të vdekjeve që vendi ka parë deri më tani, duke tejkaluar rekordin e djeshëm të 115.

Në Angli, pacientët ishin të moshës midis 29 dhe 98 vjeç. Mbretëria e Bashkuar renditet e shtata në botë pas Italisë, Spanjës, Kinës, Iranit, Francës dhe SHBA.

I infektuar me koronavirus është edhe kryeministri Boris Johnson dhe ministri i Shëndetësisë Matt Hancock.

Komento: