Shifra të larta, ja sa aksidente ndodhën në 24 orët të fundit

11:12 | 28 Janar 2020

Vendi ynë po përballet me shumë aksidente.

Gjatë së hënës në Kosovë kanë ndodhur 45 aksidente trafiku.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë së hënës në tërë vendin kanë ndodhur 45 aksidente trafiku.

Sipas njoftimit, 18 kanë qenë me të lënduar, ndërkaq 27 aksidente kanë qenë vetëm me dëme materiale, shkruan lajmi.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme Njësiti i Trafikut Rrugor ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 566 tiketa për shkelje të ndryshme në trafik.

Komento: