Shifra të larta, ja sa të papunë janë në Kosovë

22:22 | 08 June 2019

Vendi ynë vazhdon të përballet me një problem të madh siç është papunësia.

Papunësia në Kosovë vazhdon të mbetet në një nivel tejet të lartë. Nga raportet dhe të gjeturat e fundit, thuhet se papunësia më e theksuar është te femrat me 38.0%, krahasuar me meshkujt, 29.2%.

Këtë e konfirmon edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, i cili thotë se referuar statistikave Kosova aktualisht ka rreth 108 mijë punëtorë të regjistruar si të papunë.

Komento: